Nëse largohet Leao, tek Milan do mbërrijë ylli i Serie A!

Milan nuk po ndalet në Serie A por gjithashtu nuk po largohet edhe fokusi i skuadrës në merkato ku po kërkohet emri i duhur për sulmin.

Njëri prej futbollistëve kryesorë të Milanit është padyshim Rafael Leao, i cili me formën e treguar ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Njëra ndër to është edhe Atletico Madrid me në krye Diego Simeonen i cili është i gatshëm për një sakrificë financiare për të siguruar kartonin e portugezit.

Rossonerët po kërkojnë deri në 70 milionë për ta lënë të lirë atë të largohet dhe nuk do të ishte surprizë nëse Los Colchoneros do të ofrojnë një shumë të tillë gjatë kësaj vere.

‘Viktima’ e kësaj marrëveshje do të ishte skuadra e Interit e cila synon transferimin e Gianluca Scamaccas, futbollist ky që do jetë objektivi kryesor për të zënë vendin e Leaos tek Milan në rast të largimit të tij.

Kuqezinjtë pastaj do të kishin përparësi financiare me shumën që do mblidhej nga shitja e portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here