Allegri tek gjiganti europian, ja emri që do marrë postin e trajnerit tek Juventus!

Edhe pse nuk po kalon një sezon siç e kishte parashikuar, Massimiliano Allegri prapë mbetet njëri prej teknikëve më të kërkuar në kontinentin e vjetër.

Bëhet e ditur që interesim të madh për të ka shfaqur Paris Saint Germain, e cila nuk është aspak e kënaqur me punën që Mauricio Pochettino ka bërë këtë sezon.

Lajmet nga mediat franceze bëjnë të ditur për një ndërrim në stol pas përfundimit të këtij sezoni dhe favoriti kryesor është strategu italian.

Nga ana tjetër as Zonja e Vjetër nuk po rri duarkryq dhe tashmë kanë gati emrin që do ta zëvëndësojë atë dhe vjen gjithashtu nga Serie A.

Fjala është për teknikun e skuadrës së Sassuolos, Alessio Dionisi i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën italiane.

Biankonerët kanë gjetur atë si alternativën më të mundshme pasi ndonjë emër i madh momentalisht është vështirë të arrihet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here