Milan, Inter apo Juventus? – Kjo është skuadra e re e Bremer…

Oferta ka arritur, Gleison Bremer pranë transferimit te gjiganti italian!

Qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian falë paraqitjeve të mira.

Bremer ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe 1 asistim, ndërsa kontrata me Torinon i skadon në vitin 2023.

Në garë për Bremer janë Milan, Inter dhe Juventus, ndërsa sipas raportimeve të fundit nga Italia, braziliani është pranë transferimit te Neroaxurët.

Beppe Marotta ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me agjentin e Bremer, Paolo Busardo, i cili njëkohësisht është agjent i Sanchez, Gosens dhe Eriksen.

Bremer ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe Neroaxurët për kartonin e tij do të paguajnë 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here