Plot 35 milionë euro: Inter ka gjetur emrin e ri për sulmin!

Pasiguria në sulm për shkak të situatës me Lautaro Martinez i cili akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, ka detyruar Beppe Marottan që urgjentisht të sigurojë një tjetër emër për sulmin.

Drejtuesit e Neroazzurët raportohet se janë takuar me agjentët e sulmuesit të Ajax, Sebastian Haller për të cilin kërkojnë hiç më pak se 35 milionë euro.

Në 34 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, Haller ka tundur rrjetën plot 32 herë dhe është njëri prej sulmuesve më në formë gjatë këtij sezoni.

Kontrata e 27 vjeçarit skadon në vitin 2025 dhe përfaqësuesit e Inter janë duke negociuar një transferim të tij në fund të këtij sezoni.

Neroazzurët po hezitojnë që të ofrojnë një shumë të tillë ndërkohë që sulmuesi po tundohet nga ideja e transferimit në Meazza, duke bërë kështu që të dy palët të mbesin në kontakt edhe gjatë muajve të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here