Cikloni ‘PSG’ godet Juventusin: ‘Vjedhje’ e dyfishtë në Torino!

PSG është gati që të revolucionarizojë skuadrën gjatë merkatos verore dhe ‘viktima’ më e madhe pritet që të jetë Juventusi.

Gjiganti francez pritet që ti prishë planet e Biankonerëve.

Kjo për faktin se parisienët nuk po synojnë vetëm futbollistë të Zonjës së Vjetër por gjithashtu po bëhet gati për të mirëpritur në skuadër edhe Massimiliano Allegrin.

Mauricio Pochettino nuk ka bindur në Parc des Prince dhe vendin e tij pritet që ta zërë tekniku italian i cili gjithashtu nuk i realizoi objektivat e sezonit me Juventusin.

Përveç tij një ofertë po bëhet gati edhe në drejtim të Matthijs de Ligt, futbollist i cili ka bërë të ditur që dëshiron largimin nga Torino në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here