Bisedimet kanë filluar: Divock Origi zbarkon në Apenine!

Nuk bën pjesë më në planet e Jurgen Klopp.

Divock Origi ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij pas këtij sezoni dhe një mundësi transferimi ka ardhur nga Italia.

Bëhet fjalë për skuadrën e AC Milan dhe sipas raportimeve të Calciomercato, gjatë javëve të ardhshme priten hapa konkreta ku synohet arritja e një marrëveshje për transferimin e tij gjatë kësaj vere.

26 vjeçari belg pëlqehet shumë nga tekniku Stefano Pioli dhe drejtuesit e kuqezinjëve kanë besim se ai mund të zërë vendin e Ibrahimovic në vitet e ardhshme.

Për Origin ka gjithashtu interesim nga Premier League mirëpo The Reds janë më të interesuar ta transferojnë atë tek ndonjë skuadër jashtë ishullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here