Super shkëmbim: Dumfries në Old Trafford, ylli i United te Interi

Manchester United dhe Inter kanë gati bashkëpunimin e rradhës?

Pas një fillimi të vështirë, Denzel Dumfries ka arritur ta gjejë formën e duhur te Interi dhe tani është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e Inzaghit.

Inter e bleu Dumfries për 12 milionë euro nga PSV, ndërsa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëv europian.

Dumfries ka realizuar 3 gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje të luajtura, ndërsa sipas raportimeve të fundit Manchester United dëshiron shërbimet e holandezit.

Calcio Mercato, shkruan se Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e Diogo Dalot dhe 20 milionë euro në këmbim të Dumfries.

Dumfries nuk konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, por Neroaxurët preferojnë një ofertë prej 40-50 milionë eurove në para.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here