Nuk duron më: Largohet nga Juventus për të fituar Champions League!

Eleminimi i hershëm nga Champions League ka filluar të japë sinjalet e para negative.

Pakënaqësitë brenda skuadrës tashmë kanë kulmuar dhe disa prej futbollistëve janë ngritur zëshëm kundër teknikut Allegrit dhe lojës së kultivuar nga ai.

I pari që pritet të largohet këtë verë është hiç më pak se Matthijs de Ligt, i cili shpresonte të triumfonte në Champions League me Zonjën e Vjetër por që nuk ja doli mbanë.

Interesimi për holandezin po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë me disa prej emrave më të mëdhenj në Europë që kanë shfaqur interesim për të.

Duel i fuqishëm pritet të zhvillohet në mes të Real Madrid dhe Paris Saint Germain, që të dy këto skuadra janë tejet të interesuar për qendërmbrojtësin holandez.

Biankonerëve i përshtatet një garë e tillë pasi do të kërkojë që të sigurojë një shumë të madhe parash nga shitja e tij dhe nuk do pranojë ofertë nën 70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here