Fabian Ruiz largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!
Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.
Ruiz ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe nuk planifikon ta rinovojë atë, prandaj De Laurentiis do të jetë i detyruar ta shesë këtë verë.
Spanjolli ka realizuar 6 gola dhe 4 asistime në 30 ndeshje të luajtura me Napolin këtë sezon.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin e Fabian Ruiz dhe se Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Ruiz sipas të gjitha gjasave në verë do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.