Maldini ‘poshtëron’ Marottan: I merr Interit objektin e rëndësishëm në merkato!

Inter përveç se po kalon një situatë të vështirë në kampionat tashmë problemet duket se kanë filluar të shfaqen edhe në merkaton e saj.

Kjo për faktin që Paolo Maldini tashmë ka gati një marrëveshje që do të jetë në dëm të Neroazzurëve pasi bëhet fjalë për njërin prej objektivëve të tyre.

Fjala është për futbollistin e skuadrës së Ajax, Sebastien Haller i cili po kërkohet nga Rossonerët të cilët kanë gati një plan shkëmbimi për të.

Ante Rebic pritet që të jetë i sakrifikuari nga AC Milan, me kroatin që ka shënuar 3 gola në 22 ndeshje dhe i cili do të përfshihet në ofertën për të ulur çmimin prej 30 milionë eurosh që Ajax po kërkon për të.

Inter është e interesuar gjithashtu për të mirëpo 30 milionë euro duken të pamundura për tu dhuruar në një krizë aktuale siç ndodhet kampioni italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here