Transferim senzacional: Marcus Rashford karierën e vazhdon në Serie A?!

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford pritet që të lërë rradhët e kësaj skuadre në këtë afat kalimtar veror.

Ylli i kombëtares angleze nuk është i kënaqur me mintuat e ofruara në Old Trafford, gjë që e ka limituar edhe formën e tij gjatë këtij sezoni.

Për këtë arsye tashmë është duke pritur hapjen e afatit kalimtar veror për tu larguar nga skuadra e Ralf Ragnick, emër me të cilin e ka gjetur veten në vështirësi për të gjetur minuta të rregullt.

Sipas raportimeve të Manchester Evening, burime të afërta me futbollistin bëjnë të ditur që thirrjet telefonike nuk kanë të ndalur qysh prej fillimit të spekulimeve se ai mund të largohet nga United.

Siç raportojnë mediat italiane, interesim të madh për anësorin anglez ka shfaqur Juventusi.

Edhe pse shumë e shikojnë me skepticizëm këtë mundësi transferimi, gjithçka mbetet të shihet gjatë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here