Koha për një aventurë të re: Nicolo Barella tek gjiganti europian!

Verë e vështirë po e pret Interin.

Kampionët e Serie A gjenden në një situatë të vështirë ekonomike dhe priten largime të dhimbshme gjatë kësaj vere.

El Nacional me anë të një shkrimi ka bërë të ditur që Nicolo Barella është njëri prej futbollistëve që rrezikon largimin nga Neroazzurët pasi për të interesim të madh ka shfaqur Real Madrid.

Carlo Ancelotti është një admirues i madh i mesfushorit 25 vjeçar dhe ardhja e tij në Santiago Bernabeu mund të vërë në dyshim edhe pozicionin e Toni Kroos.

Gjatë këtij sezoni Nicolo Barella ka zhvilluar 27 ndeshje në Serie A ku ka arritur të shënojë 2 gola dhe 9 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here