Insistim i fuqishëm: Arsenal transferon yllin e Juventusit!

Skuadra e Arsenalit është e vendosur për ta çuar deri në fund tentativën për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arthur Melo.

Calciomercato bën të ditur që Topçinjtë tentuan të arrinin një marrëveshje me brazilianin gjatë muajit janari por dështuan dhe tashmë gjithçka është shtyrë për merkaton verore.

Mikel Arteta nuk po dorëzohet dhe po kërkon që të mbyllë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur madje para hapjes zyrtare të merkatos verore.

Biankonerët nga ana tjetër kanë shfaqur gatishmërinë për të lejuar shitjen e mesfushorit të tyre mirëpo jo për më pak se 40 milionë euro.

Arsenal synon edhe transferime tjera përveç brazilianit dhe një gjë të tillë do ta ketë më të lehtë për ta arritur nëse kualifikohet në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here