Hap i madh në karierë: Aaron Hickey kalon në rradhët e gjigantit të Serie A!

Forma e tij e shkëlqyer nuk mund të kalonte pa u vërejtur prej emrave të mëdhenj të Italisë.

Siç raporton Scottish Sun, mbrojtësi i skuadrës së Bolognas, Aaron Hickey, ka përfunduar në radarët e njërës prej skuadrave më të mëdha në Apenine, Milanit.

19 vjeçari i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes debutoi edhe me kombëtares skoceze gjatë mbrëmjes së djeshme në ndeshjen kundër Polonisë, ndërkohë që këtë sezon me Bolognan ka zhvilluar 27 ndeshje.

Rossonerët tashmë kanë shfaqur interesim të madh për të dhe nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë të humbasin situatën për transferimin e zëvëndësuesit të Theo Hernandez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here