Maldini për shopping në Madrid: Milan transferon dy yjet e Realit

Paolo Maldini përsëri për shopping në Santiago Bernabeu!

Që nga ardhja e Maldinit në krye të Milanit, Rosonerët kanë transferuar dy lojtarë nga Reali, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz.

Maldini ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Los Blancos dhe në verë ka gati edhe dy përforcime të reja nga Reali.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Maldini ka kontaktuar drejtuesit e Realit për transferimin e Eden Hazard dhe Luka Jovic.

Hazard dhe Jovic nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit dhe në verë pritet të largohen nga Reali.

Për transferimin e dyshes Milan do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here