Sulmuesi i Interit dhe njëkohësisht i kombëtares argjentinase, Lautaro Martinez, do të jetë njëri prej emrave kryesorë të merkatos së verës.
Futbollistin e përmendur po e kërkojnë me vendosmëri dy gjigantët europianë, Arsenal dhe Atletico Madrid.
Topçinjtë janë pranë kualifikimit për në Champions League dhe nëse sigurojnë një gjë të tillë, atëherë do të kërkojnë përforcimin e skuadrës.
Sulmi është synimi kryesor dhe Lautaro mbetet objektivi primar.
Edhe Atletico Madrid është e interesuar për të mirëpo Los Colchoneros do ta kenë të vështirë që të duelojnë financiarisht me londinezët.
Lautaro mund të largohet nga gjatë kësaj vere nga Inter për 78 milionë euro, aq sa e ka klauzolën për prishjen e kontratës që i skadon në vitin 2026.