Ka akoma për të treguar: Edinson Cavani në verë tek gjiganti italian!

Edinson Cavani do të jetë pa kontratë më 30 qershor dhe kështu do të largohet si një futbollist i lirë nga Manchester United.

Mediat italiane bëjnë të ditur se interesim të madh për uruguajanin është duke shfaqur Inter dhe është e vendosur për transferimin e tij në Giuseppe Meazza.

Cavani ka gjithashtu disa opsione të tjera, Boca Juniors dhe Penarol nga Amerika e Jugut por gjithashtu edhe Real Sociedad nga La Liga mirëpo sulmuesi uruguajan beson se mund të luajë edhe një sezon tjetër në nivele të larta.

Verën e kaluar tek Inter u transferua Edin Dzeko, kështu që është shndërruar në një lloj trendi që futbollistët që janë pranë pensionimit të transferohen tek Neroazzurët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here