Refuzoi PSG dhe United: Zinedine Zidane po pret thirrjen e skuadrës italiane!

Ai raportohet se ka refuzuar ofertat e Manchester United dhe Paris Saint Germain dhe po pret një thirrje nga skuadra e tij e zemrës.

Fjala është për Juventusin, skuadër me të cilën Zidane kaloi vite të arta dhe tashmë po pret ta marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër pas një largimi të mundshëm të Massimiliano Allegrit pas këtij sezoni.

Fichajes.net bën të ditur që emri i parë në listën e Agnellit për të marrë drejtimin e stolit është pikërisht Zinedine Zidane.

Siç raporton ky portal, francezi tashmë ka refuzuar PSG, Manchester United dhe Newcastle për të filluar një aventurë në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here