Shkëmbimi nxjerrë jashtë loje Juventusin, Zaniolo me skuadër të re!

Nicolo Zaniolo do të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni mirëpo Juventus nuk do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Një shkëmbim po planifikohet në mes të Giallorossëve dhe skuadrës së Atletico Madrid që lë përfundimisht jashtë garës Zonjën e Vjetër.

Diego Simeone pëlqen shumë karakteristikat e yllit të kombëtares italiane dhe është i gatshëm që për të të ofrojë kartonin e Rodrigo De Paul, ish yllit të Udineses.

Argjentinasi është një mesfushor që i përshtatet lojës së Jose Mourinhos dhe tekniku portugez e pëlqen idenë e një shkëmbimi të tillë duke patur parasysh dëshirën për tu larguar të Zaniolos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here