Jashtë planeve të Inzaghit, Dimarco përfundon tek rivalët e Neroazzurëve!

Sezoni i Federico Dimarcos nuk po shkon sipas parashikimeve të tij pasi tashmë dhe tashmë emri i tij nuk është në planet e Simone Inzaghit.

Mesfushori i krahut të majtë në fillim impresionoi me parqitjet e tij ndërkohë që tani gjërat duket se kanë ndryshuar, me minutat që janë reduktuar në këmbët e tij.

Dimarco përfundoi në stol falë edhe shpërthimit të Ivan Perisic, i cili përfundimisht e la atë në stolin e kampionëve të Serie A.

Tashmë një opsion për drejtuesit e skuadrës është edhe shitja e kartonit të tij, me interesimin që nuk po mungon në drejtim të tij.

Një derbi duket se do të zhvillohet për shërbimet e tij pasi në garë për blerjen e tij janë Lazio dhe Roma, me dy gjigantët e kryeqytetit që po kërkojnë me ngulm shërbimet e tij.

Inter për shërbimet e tij po kërkon diku rreth 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here