Shkëmbim spektakolar: Bruno Fernandes transferohet në Serie A

Gati shkëmbimi i merkatos së verës, Bruno Fernandes transferohet te gjiganti italian!

Bruno Fernandes ishte mbrëmë protagonist me Portugalinë duke realizuar dy gola ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duke prerë kështu biletën për Botërorin në Katar.

Fernandes ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon me United ku ka realizuar 9 gola dhe 14 asistime, ndërsa sipas raportimeve të fundit drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm ta sakrifikojnë portugezin.

Mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Manchester United është i gatshëm tia ofrojë Bruno Fernandesin Interit në këmbim të Lautaros.

Lautaro pëlqehet shumë nga Rangnick, ndërsa Neroaxurët janë të hapur për këtë operacion.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në rast se marrëveshja arrihet, atëherë ky do të ishte padyshim shkëmbimi i vitit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here