Super shkëmbim: Araujo te gjiganti italian

Ronald Araujo drejt transferimit në Serie A!

Qendërmbrojtësi urguaian, Ronal Araujo mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, pasiqë nuk po arrin marrëevshje me drejtuesit për rinovimin e kontratës.

Araujo për momentin përfiton 1 milionë euro në sezon te Barcelona dhe ka kërkuar pagë prej më së paku 6 milionë eurove në sezon.

Blaugranët i kanë ofruar 3 milionë euro dhe Araujo është i vendosur për tu larguar nga Camp Nou nëse drejtuesit nuk i ofrojnë pagën e dëshiruar.

Barcelona do të jetë e detyruar ta shesë Araujon këtë verë, për mos ta humbur në 2023 me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit Laporta është i gatshëm t’ia ofrojë 23-vjeçarin Interit.

Calcio Mercato, shkruan se Barcelona planifikon t’ia ofrojë Araujon Interit në këmbim të Milan Skriniar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.

Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here