Ofertë monstruoze: Dybala dhe Lautaro së bashku në një skuadër!

Të dy argjentinas dhe të dy mund të mos jenë pjesë e skuadrave respektive pas merkatos së verës.

Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez priten të largohen nga Juventus e Inter dhe këtë verë dikush po mendon që ti bëj ata së bashku në një skuadër.

Është Diego Simeone i cili po përgatitë një ofertë të frikshme për ti bindur Biankonerët e Neroazzurët të heqin dorë nga kjo dyshe.

Në drejtim të Interit Simeone po mendon që të ofrojë shërbimet e Antoine Griezmann (pasi të sigurojnë kartonin e tij), kurse për skuadrën e Juventusit kanë bërë gati shërbimet e Rodrigo De Paul.

Një ofertë e tillë mund të jetë e suksesshme pasi që të dy këta emra janë shumë të dëshiruar nga dy gjigantët italianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here