E bujshme: Milan transferon yllin e Romës

Maldini për shopping në Olimpico!

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe në San Siro priten përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, një mesfushori dhe një sulmuesi për krahun e djathtë.

Objektivi kryesorë për vijën e mesfushës është Renato Sanches, por sipas raportimeve të fundit Rosonerët mund të transferojnë edhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Jordan Veretout i cili në verë pritet të largohet nga Olimpico.

Francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Giallorosët dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Veretout ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 9 asistime, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here