Transferim surprizë: Tomiyasu rikthehet në Serie A

E ka humbur pozitën e titullarit te Arsenali, Tomiyasu rikthehet në Itali.

Mbrojtësi japonez, Takehiro Tomiyasu në verë pritet të rikthehet në Serie A, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas.

23-vjeçari u transferua në Emirates verën e kaluar nga Bologna për 19 milionë euro.

Japonezi e nisi mirë aventurën me Arsenalin duke luajtur si titullarë, por lëndimi ka bërë që ta humbas vendin e titullarit te Topçinjtë.

Calcio Mercato, shkruan se Tomiyasu në verë pritet të rikthehet në Serie A, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventus dhe Inter.

Biankonerët dhe Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në merkato do të duelojnë për shërbimet e Tomiyasus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here