Mourinho e telefonon personalisht: Roma rrëmben yllin e Interit!

Jose Mourinho rrëmben yllin e Neroaxurëve!

Inter së fundmi ka rinovuar kontratën me Marcelo Brozovic, një lojtarë kyç në skuadrën e Inzaghit.

Por te Interi ka lojtarë të tjerë që ju skadon kontrata në fund të sezonit dhe njëri prej tyre është Ivan Perisic.

Kroati nuk ka arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe përkundër paraqitjeve të mira dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Mourinho.

Calcio Mercato, shkruan se Special One e ka telefonuar personalisht kroatin për ta bindur që ti bashkohet te Roma në verë.

Mourinho është admirues i Perisic që nga koha e tij si trajner te United ku kishte tentuar disa herë transferimin e tij.

Për momentin Perisic dhe Inter janë larg arritjes së marrëveshjes dhe sipas të gjitha gjasave në verë kroati do t’i bashkohet Giallorosëve si futbollist i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here