Super përforcim: Saul Niguez transferohet në Serie A!

Saul Niguez te gjiganti italian!

Mesfushori i Atletico Madrid, i huazuar te Chelsea, Saul Niguez, pritet të rikthehet në Wanda Metropolitano në fund të sezonit.

Blutë e Londrës nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes dhe Niguez do të rikthehet te Atletico.

Por 27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët kanë shfaqur edhe më parë interesim për Saul dhe synojnë huazimin e tij me opsion blerjeje në merkaton e verës.

Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Atleticon dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here