Inter transferon super sulmuesin për 60 milionë euro!
Inter sonte do të përballet me Juventusin ndeshje e vlefshme për xhiron e 31 të Serie A, ndeshje kjo që mund ta vendos Scudetton këtë sezon.
Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe objektivi kryesorë i Neroaxurëve është transferimi i një sulmuesi.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter është futur në garë për sulmuesin e Benfikës, Darwin Nunez.
Nunez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon duke realizuar 27 gola në 34 ndeshje të luajtura.
Neroaxurët janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për kartonin e uruguaianit, ndërsa Marotta pritet që së shpejti të nis bisedimet me Benfikën.