Conte transferon yllin e Juventusit për 35 milionë euro!

Goditje prej 35 milionë eurosh për të kënaqur apetitet e Antonio Contes.

Është ky plani i skuadrës së Tottenham e cila ka filluar bisedimet me përfaqësues të Juventusit për të arritur një marrëveshje gjatë merkatos verore.

Fjala është për Dejan Kuluseveskin, i cili u huazua tek Spurs gjatë muajit janar për ti hapur rrugë transferimit të Dusan Vlahovic dhe këtë verë pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Suedezi është një futbollist që është pëlqyer moti kohë nga Antonio Conte, qysh kur ky i fundit drejtonte Interin por që atëherë nuk pati mundësinë e transferimit.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe Fabio Paratici ka përgatitur ofertën prej 35 milionë eurosh që pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here