SHKËMBIMI I VITIT: Mohamed Salah ndërron rolet me yllin e Serie A!

Një marrëveshje senzacionale ka filluar të përmendet në zyrat e skuadrës së Liverpoolit.

Vështirësitë për të rinovuar kontratën me Mohamed Salah kanë bërë të kuptojnë drejtuesit e The Reds që egjiptiani po kërkon largimin nga Anfield dhe kjo mund të ndodhë me anë të një shkëmbimi.

Ai ka shumë gjasa që mund të rikthehet në Serie A por kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për Romën.

Liverpool ishte duke planifikuar një shkëmbim mes tij dhe Dusan Vlahovic mirëpo qëndrimi i Juventusit ishte i qartë, që nuk do të lejojë largimin e sulmuesit serb.

Mirëpo Biankonerët kanë dalë me një ofertë tjetër. Mohamed Salah mund të bëhet pjesë e Zonjës së Vjetër ndërkohë që The Reds të përfitojnë kartonin e tij Federico Chiesas.

Një marrëveshje që mund të arrihet duke pasur parasysh faktin që të dy këta futbollistë kanë një vlerë pothuajse të njejtë në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here