Derbi i Italisë: Ja pse arbitri i përsëriti penaltinë Calhanoglut!

Një ndeshje madhështore u zhvilluar mbrëmë në mes të Juventusit dhe skuadrës së Interit.

Zikaltrit shkuan në pushime me epërsinë e një goli pas një penaltie të shndërruar në gol në minutën e katërt të kohës shtesë nga Hakan Calhanoglu.

Një kontakt i dyfishtë në zonën e Juventusit e shkaktoi këtë penalti.

Dumfries u prek në zonë nga Morata dhe Alex Sandro ku më pas arbitri nuk hezitoi aspak që të drejtonte gishtin kah pika e bardhë.

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny arriti që të priste penaltinë e Calhanoglus mirëpo gjyqtari vendosi të shikonte VAR-in ku vërejti një gabim të Matthijs de Ligt i cili hyri më herët në zonën e 16 metërshit, duke legjitimuar përsëritjen e 11 metërshit.

Herën e dytë turku nuk gaboi duke i dhuruar një 3 pikësh tejet të vlefshëm zikaltërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here