‘Dridhet’ një tjetër stol, pranë shkarkimit një emër i madh i futbollit italian!

Javëve të fundit po përflitet shumë për shkarkimin e mundshëm të Simone Inzaghit nga Inter dhe Massimiliano Allegrit nga skuadra e Juventusit.

Por kjo dyshe duket se nuk do të jetë e vetmja e cila mund të mbetet pa punë pas përfundimit të këtij sezoni.

Fjala është për Walter Mazzarin e Cagliarit, i cili pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Udineses e ka vënë në pikëpyetje postin e tij tek skuadra sardiniane.

Lufta për mbijetesë në mes të Cagliarit, Genoas dhe Venezias po bëhet çdo ditë e më interesante por humbja 5-1 në Dacia Arena i la shije të hidhur drejtuesve të skuadrës së Cagliarit.

Tuttosport ka raportuar për pakënaqësinë e drejtuesve të skuadrës dhe tashmë e ardhmja e Mazzarit varet nga ndeshjet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here