Shkëmbimi i vitit: Bruno Fernandes tek Juventus, ylli i Biankonerëve tek United!

Bruno Fernandes është padyshim njëri prej mesfushorëve më të mirë në Premier League sezoneve të fundit por jo vetëm.

Portugezi ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e bëra në Old Trafford, gjë që ka bërë të rritet interesimi në drejtim të tij.

Juventus është skuadra më e interesuar për të siguruar shërbimet e tij dhe Biankonerët kanë tashmë gati planin për ta bërë atë për vete.

Zonja e Vjetër është e gatshme të realizojë ndoshta shkëmbimin më të madh të vitit ku në drejtim të Anglisë është e gatshme të lejojë largimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt, njërit prej emrave kryesorë të tyre.

Manchester United është gjithashtu e interesuar për një transferim të tillë, pasi këtë verë në krye të stolit mund të vijë tekniku i Ajax, Erik ten Hag.

Për të arritur një dakordim mes palëve, United duhet të ofrojë një shumë të konsiderueshme pasi vlera e De Ligt sillet diku tek 80-90 milionë euro, vlerë kjo më e lartë se e Bruno Fernandes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here