Bombë: De Vrij transferohet te rivalët e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Stefan De Vrij largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit, pasiqë kontrata e tij me Neroaxurët skadon në vitin 2023.

Drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin holandezin, pasiqë rrezikojnë ta humbasin vitin e ardhshëm me parametra zero.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga situata e krijuar kërkon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mbrojtjes dhe e kanë piketuar De Vrij si goditjen e duhur për sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e De Vrij, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here