Është njëri prej futbollistëve më të përfolur të Serie A-së gjatë 2 sezoneve të fundit.
Tuttomercato ka bërë të ditur që Sergej Milinkovic-Savic ka marrë vendim që prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Lazios.
Mesfushori serb ka një kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij në merkato kap shifrën e 70 milionë eurove.
Portali italian ka bërë të ditur që vendimi i mesfushorit është që karierën ta vazhdojë tek gjiganti i Serie A, Juventus.
Këtë sezon Sergej ka zhvilluar 42 ndeshje me Lazion, duke shënuar 9 gola dhe asistuar 10 herë.