Milinkovic-Savic ka marrë vendimin: Ai do të luajë për këtë sezon skuadër sezonin e ardhshëm!

Është njëri prej futbollistëve më të përfolur të Serie A-së gjatë 2 sezoneve të fundit.

Tuttomercato ka bërë të ditur që Sergej Milinkovic-Savic ka marrë vendim që prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Lazios.

Mesfushori serb ka një kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij në merkato kap shifrën e 70 milionë eurove.

Portali italian ka bërë të ditur që vendimi i mesfushorit është që karierën ta vazhdojë tek gjiganti i Serie A, Juventus.

Këtë sezon Sergej ka zhvilluar 42 ndeshje me Lazion, duke shënuar 9 gola dhe asistuar 10 herë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here