Nuk heqin dorë nga Scudetto: Napoli ka gati 3 përforcime për sezonin e ardhshëm!

Napoli ka filluar të humbasë terren në luftën për Scudetton. Pas humbjes me Fiorentinën ata barazuan me Romën duke u larguar kështu akoma më shumë nga vendi i parë.

Skuadra e Luciano Spallettit tashmë ka 5 pikë më pak se Interi dhe triumfi në Scudetto duket shumë i vështirë për tu arritur.

Tashmë napolitanët kanë filluar punën për sezonin e ri dhe është bërë e ditur që është arritur marrëveshje për dy blerje deri më tani.

Khvicha Kvaratskhelia dhe Mathias Olivera janë dy emrat që pritet ti bashkohen skuadrës jugore italiane.

Emri tjetër është një shqiptar, Kristian Asllani i cili aktualisht është pjesë e Empolit.

20 vjeçari nuk ka rinovuar kontratën me Empolin dhe çmimi i tij prej 3.5 milionë eurosh nuk është aspak problem për Aurelio De Laurentiis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here