Nuk mund të rrijë pa Serie A-në: ‘Princi i vogël’ rikthehet në Itali por jo tek Juventus!

Miralem Pjanic ka shumë mundësi që mund të rikthehet në Itali por jo tek Juventus, skuadër të cilën e la në 2020 për të kaluar tek Barcelona.

Mirëpo aventura tek Barcelona ishte e destinuar të mbaronte shpejt ku më pas u transferua në Turqi, në formë huazimi tek skuadra e Beshiktash.

Tani boshnjaku është gati përsëri për tu rikthyer në Serie A edhe pse kësaj radhe Biankonerët nuk do të jenë skuadra e tij.

Fjala është për Napolin e cila ka nevojë për emra me përvojë në mesfushë dhe Pjanic duket emri adekuat për një rol të tillë.

‘Princi i Vogël’ këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje me Besiktas ku ka regjistruar 4 asiste për shokët e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here