Savic largohet nga Lazio: Vjen oferta prej 70 milionë eurosh!

Sergej Milinkovic-Savic do të largohet nga skuadra e Lazios pas përfundimit të këtij sezoni.

Mirëpo mesfushori serb nuk do të jetë një përforcim i ri për skuadrën e Juventusit, siç përflitej javëve të fundit.

Nga ana tjetër mediat italiane bëjnë të ditur se në drejtim të Lazios për kartonin e tij kanë ardhur 70 milionë euro nga skuadra e Manchester United.

Claudio Lotito është gati që të pranojë një ofertë të tillë ndërkohë që Maurizio Sarri tashmë ka gati emrin që do ta zëvëndësojë atë.

Vendin e tij pritet që ta zërë mesfushori i skuadrë së Chelseas, Callum Hudson-Odoi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here