I ngopur me ‘motin e vranët’ të Londrës: Pulisic tek gjiganti i Serie A!

Tek Chelsea po bëhet gati edhe një largim tjetër i madh pasi ditë më parë u bë e ditur se Antonio Rudiger në fund të këtij sezoni nuk do jetë më pjesë e skuadrës londineze.

Tashmë duket se Thomas Tuchel pas këtij sezoni nuk mund të llogarisë në shërbimet e Christian Pulisic, e ardhmja e të cilit me shumë mundësi do të jetë në Serie A ku në garë janë dy emra të mëdhenj.

Milan dhe Juventus po e përcjellin me shumë vëmendje situatën e amerikanit me prejardhje kroate i cili ka një kontratë deri më 2024 me Blutë e Londrës.

Dëshira e futbollistit duket për tu larguar dhe londinezët janë gati të pranojnë një fakt të tillë për secilën skuadër që është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro.

Në mes të Rossonerëve dhe Biankonerëve, skuadra e Allegrit duket më afër për të arritur një marrëveshje me mesfushorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here