Vendim i papritur: Richarlison transferohet në Serie A me ‘zbritje’!

Everton është në rrezik për të rënë nga Premier League dhe ylli i kësaj skuadre, Richarlison, është duke planifikuar karierën tek një skuadër tjetër.

Sulmuesi brazilian, sipas raportimeve të Football Insider ka shumë mundësi që këtë verë të përfundojë në Serie A edhe atë me një çmim të reduktuar.

Muajt e fundit vlera e tij sillej diku tek 70 milionë eurot mirëpo tashmë Juventusi mund ta bëj për vete brazilianin për 50 milionë.

Chelsea ishte shumë e interesuar për kartonin e tij mirëpo shfaqja e Biankonerëve në këtë garë ka bërë që të ndryshojnë kuotat duket e bërë tashmë skuadrën e Allegrit favoriten absolute për të fituar këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here