Mario Pasalic bën transferimin e karrierës!
Mesfushori kroat, Mario Pasalic po shkëlqen këtë sezon me Atalantën duke realizuar 13 gola dhe 9 asistime në 45 ndeshje të luajtura.
Pasalic ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.
Mediat italiane, raportojnë se kroati do të largohet nga Bergamo këtë verë, pasiqë dëshiron të luaj në Champions League sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit Napoli synon transferimin e Pasalic dhe Napoletanët madje kanë gati ofertën prej 25 milionë eurove.