Senzacionale: Njëri prej mesfushorëve më të kërkuar karierën e vazhdon tek gjiganti italian!

25 vjeçari i kombëtares portugeze, Ruben Neves, ka zhvilluar një tjetër sezon fantastik në Premier League.

Mesfushori i skuadrës së Wolves do të jetë padyshim njëri prej emrave më të kërkuar në merkaton verore sa i përket repartit të mesfushës.

Deri më tani janë përmendur skuadra si Manchester United dhe Arsenal si skuadra të ardhshme të tij por tashmë ditëve të fundit Juventus ka filluar të marrë vëmendje të shtuar për portugezin.

Tekniku i Biankonerëve, Massimiliano Allegri, ka shprehur dëshirën që muajve të verës në Torino të sjellin një mesfushor cilësor.

Dështimi për të transferuar Pogban ka bërë që Juventus të kthejë sytë nga Neves mirëpo Wolves nuk do të lejojë largimin e tij për më pak se 70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here