E bujshme: Merih Demiral transferohet te rivalët e përjetshëm të Juventusit!

Merih Demiral largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A!

Qendërmbrojtësi i Atalantës, Merih Demiral po bën paraqitje mbreslënëse që nga transferimi i tij në Bergamo.

Demiral u transferua në Bergamo verën e kaluar në formë huazimi, ndërsa Atalanta do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes për 25 milionë pas përfundimit të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Merih Demiral mund të largohet nga Atalanta në verë, pasiqë Inter synon transferimin e turkut.

Neroaxurët e kanë piketuar 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në verë.

Për kartonin e Demiral, Inter do të ofrojë 40 milionë euro, shifër të cilën Atalanta pritet ta pranojë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here