Gati oferta prej 60 milionë eurove: Conte transferon yllin e Interit te Tottenham

Antonio Conte rrëmben yllin e Neroaxurëve.

Inter është në luftë për titullin në kampionat dhe të mërkurën do të luajë në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus-it.

Por edhe përkundër rezultateve të mira, problemet financiare vazhdojnë të mbeten dhe përveç Lautaro Martinez nga Interi mund të largohet edhe një tjetër yll.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter duhet ta mbyll bilancin me një suficit prej 60 milionë eurove dhe përveç Lautaros, Neroaxurët janë të detyruar ta shesin edhe Alessandro Bastonin.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Tottenham dhe Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e Bastonit.

Bastoni pëlqehet shumë nga Conte, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Qëllimet e drejtuesve të Interit janë që të mos heqin dorë vetëm nga Brozovic, Skriniar dhe Barella, pavarësisht ofertave që mund të vijnë për këta të tre. Për pjesën tjetër nuk ka asnjë garanci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here