Fundi afër me Inter: Skriniar transferohet tek rivalët e zikaltërve!

Milan Skriniar muajve të fundit është karakterizuar me një ambient të mjegulluar sa i përket të ardhmes së tij, e cila duket se do të jetë tek njëra prej skuadrave më të urryera nga Neroazzurët.

Mbrojtësi sllovak po kërkohet nga Massimiliano Allegri, i cili pëlqen shumë karakteristikat e tij dhe përkundër çmimit të lartë të tij ka vendosur që të hidhet në sulm.

Ende asnjë reagim nga kampi zikaltër, me Beppe Marottan që duket i dorëzuar pasi një ofertë e majme nga Zonja e Vjetër do të bindë drejtuesit e skuadrës të heqin dorë nga ai.

Inter akoma nuk ka dalë nga kriza ekonomike dhe largime të tilla të dhimbshme drejt rivalëve të mëdhenj nuk përjashtohen as këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here