Papu Gomez rikthehet në Itali, shkëmbim me yllin e Serie A!

Papu Gomez ka shumë mundësi që do të rikthehet në Serie A, një rikthim që do prishë planet e Inter, Juventusit dhe Milanit.

Kjo për faktin se të tri skuadrat e mëdha italiane janë vënë në ndjekje të njërit prej mesfushorëve më të kërkuar në Apenine.

Fjala është për Luis Alberton e Lazios, emër ky që pëlqehet gjithashtu edhe nga Sevilla e cila është e gatshme të ofrojë Papu Gomez dhe para për ta bërë atë për vete.

Luis Alberto tashmë është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Romës ndërkohë që presidenti Claudio Lotito preferon më shumë një shitje të tij sesa shkëmbim.

Por gjithçka mbetet të shihet pasi kalimi tek Sevilla do të nënkuptonte që një rival direkt nuk do të përforcohej, gjë që nuk do të ndodhë nëse ky transferohet tek njëra prej skuadrave italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here