Atletico Madrid duket se ka hequr dorë nga transferimi i Lautaro Martinez edhe përkundër faktit që Neroazzurët tashmë janë gati të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Siç raporton Calciomercato, Diego Simeone tashmë ka gati alternativën tjetër në vend të argjentinasit.
Skuadra nga Madridi ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e Luis Muriel ndërkohë që Atalanta nuk pajtohet me këtë ofertë dhe po kërkon një shumë prej 20 milionë eurosh.
Kujtojmë që kolumbiani ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 ndërkohë që shitja e tij i përshtatet edhe skuadrës nga Bergamo që mos ta humbasë atë me kosto 0 gjatë verës së ardhshme.