Shkëmbim spektakolar: Ylli i Interit në Torino, ndërsa ylli i Juventusit në Meazza!

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.

Sonte në Olimpico Inter dhe Juventus do të përballen në finalen e Kupës së Italisë.

Ky trofe është shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat, pasiqë mund të shpëtojë trajnerin fitues nga shkarkimi.

Përveç duelit në fushë, drejtuesit e dy klubeve thuhet se kanë zhvilluar një takim për të diskutuar rreth mundësisë së shkëmbimit të yjeve të tyre.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Milan Skriniar nga Interi dhe se Zonja e Vjetër është e gatshme të sakrifikojë një futbollist për të siguruar shërbimet e sllovakut.

Neroaxurët ia kanë kërkuar Biankonerëve kartonin e njërin prej dyshes Locatellit dhe 20 milionë euro.

Agnelli nuk ia ka mbyllur derën këtij propozimi dhe klubet pritet që të zhvillojnë bisedime të tjera.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here