Siç raportojnë mediat italiane, Andrea Agnelli ka gjetur zëvëndësuesin ideal për Giorgio Chiellinin.
Mediumet në Apenine bëjnë të ditur që shumë shpejt priten të fillojnë negociatat mes Zonjës së Vjetër dhe rivalëve të qytetit, Torinos, për qendërmbrojtësin Gleison Bremer.
Së fundmi Giorgio Chiellini bëri të ditur që ka vendosur të largohet nga Juventusi dhe karierën ta vazhdojë në MLS.
Për këtë arsye Agnelli tashmë ka filluar negociatat për transferimin e 25 vjeçarit nga Torino dhe oferta e parë pritet që të kapë vlerën e 30 milionë eurove.
Rivali më i madh i Biankonerëve në këtë garë padyshim që do të jetë Interi, e cila ka muaj që po tenton të arrijë një marrëveshje me brazilianin por deri më tani pa sukses.